Rithemelimi po bën llogari me PL nē kurriz tē demokratëve për interesa të ngushta

Nga Mirela Karabina

Deputetë që nuk mbajnë qëndrime dhe nuk dinë ku të shkojnë e jo më të mbrojnë partinë dhe filozofinë e saj!

Politika 32 vjeçare ka bërë dëmin e madh, ka tjetërsuar dhe deformuar çdo organizëm demokratik vetëm për interes të saj, vetëm për interes pushteti.

Ndryshimet kushtetuese të 2008- ës i ka kthyer deputët në manekinë të kryetarëve dhe sot janë pa zë, pa fuqi, pa ide, pa identitet dhe jo vetëm nuk zgjidhin gjë, më keq akoma, mesa duket bëjnë hesape personale.

Çfarë përfaqësojnë deputetët e PD-së sot?

Cili është qēndrimi i tyre, janē me izolimin dhe refuzimin nga ndërkomdëtarët apo me zhvillimin dhe ecjen drejt së ardhmes?

Demokratët dhe qytetarët duan ta dinë!

Gjithashtu, deputetët kanē deryrimin dhe pērgjegjësinë sot t’i tregojnë të vërtetën demokratëve që i kanë votuar ose jo që:
-Paria Demokratike e Shqipërisë është në betejë me regjimin e Edi Ramës.

-Partia Demokratike e Shqipērisē ështē alternative e vetme qeverisëse dhe ēshtë ndarë nga e kaluara dhe berishizmi në parti.

-Rithemelimi nuk është alternativë dhe nuk ēshtë në interes të demokratëve pasi lufton për interesa personalë.

-Rithemelimi nuk sjell në pushtet demokratët pasi jo vetëm tashmë përfaqësuesit e saj janë e shkuara dhe të perceptuar për korrupsion, por janë të refuzuar nga partnerët dhe aleatët.

-Rithemelimi po drejton demokratët të votojnë kundër PD dukë e përçarë edhe më keq partinë dhe duke lënë Edi Ramën në pushtet.

-Rithemelimi po bën llogari me PL nē kurriz tē demokratëve për interesa
të ngushta.

-Ndarja nga e kaluara ka ndodhur, nuk ka mē kthim pas, PD ēshtē e ardhmja pa hije të së shkuarēs komuniste dhe perceptimit për korrupsion.

Këtë duhen të bëjnë deputetët, të marrin përgjegjësi, tē jenē nē ballë të betejës dhe pse jo, disa prej tyre të dorëzojnë mandatin dhe tē garojnë sot për kryetarë bashkish.

Sot ka nevojë Partia dhe Shqipëria më shumē për ta.

Lulzim Basha hapi rrugën pa kthim drejt sē ardhmes pro-perëndimore, Enkeljed Alibeaj po drejton dhe ecën krah partnerëve dhe aleatëve, po deputetët?

Nëse kanē këllqe deputetët, jo vetēm tē kenë zë të fuqishëm në interes kombëtar sot, por dhe të dalin dhe të kanditojnē për kryetarë bashkish për qytetarët e zonave të tyre.

Ky ēshtē aksion politik, ky është kontribut, të tjerat janë pallavra.

Nëse vazhdojnë të heshtur dhe pa përgjegjēsi atëherë, fatkeqësi…

Latest articles

Related articles