Teksa ish-ministri dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për katër akuza të rënda, përfshirë atë në çështjen e projektit të inceneratorëve, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se dikur Ahmetaj konsiderohej si koka dhe truri i skemës së inceneratorëve.
Në “Të paekspozuarit”, në MCN tv, Tomorri, thotë se sot vet incenaratorët po godasin fort atë, teksa qeveria thotë përgjegjësia duhet të jetë individuale.
Ka dy paradokse këtu, e para se Ahmetaj, dikur ishte etiketuar si koka dhe truri i skemës së inceneratorëve, sot vet inceneratorët po godasin atë. Ka një logjikë që nëse Ahmetaj paska qenë njeri kyç ose drejtuesi, atëherë si ka mundësi që sot është njeriu që po sulmohet më së shumti nga banda e inceneratorëve, nuk e dimë nga i vijnë sulmet.
Paradoksi i dytë, po ta dëgjosh qeverinë, thotë se ne jemi krenar për inceneratorët, dhe se kush ka abuzuar, kush ka ngrënë dardha fshehur, të mbajë përgjegjësi. Tani shtrohet pyetja, nëse ato proceduar kanë qenë korrekte, nga dalin ato dardha që hahen fshehurazi.