TikTok një kërcënim? Pse BBC ngre alarmin dhe kërkon fshirjen e tij

BBC ka ngritur alarmin se TikTok mund të përdorë të dhënat personale të përdoruesve. Për këtë arsye kanë njoftuar stafin dhe i kanë rekomanduar që të fshijnë këtë aplikacion nga të gjitha pajisjet personale që përdoren në vendin e punës.

Siç raporton bbc.com, kjo për shkak se po ngrihet frika se të dhënat personale po trafikohen, veçanërisht për qeverinë kineze.

Megjithatë, media britanike thekson se do të vazhdojë të përdorë zyrtarisht TikTok, për këtë arsye nuk e ndalon atë dhe vetëm ka lëshuar një rekomandim për punonjësit.

Në fakt, rrjeti britanik duket të jetë organizata e parë mediatike në Mbretërinë e Bashkuar që nxjerr udhëzime të tilla dhe e dyta në botë pas transmetuesit publik danez.

Latest articles

Related articles