PD, Alibeaj kërkon lirimin e selisë blu: zyra dhe ajo seli është e demokratëve

Drejtuesi i PD Alibeaj solli në vëmendje skenat e 8 janarit, të vitit të kaluar, ku pati përplasje mes demokratëve në selinë e PD. Ai u shpreh se nuk do t’i nxitë njerëzit drejt konfliktit.

Ai u shpreh se pretendon që ashtu sic grupi i tij u largua nga selia më 25 mars, ashtu duhet të largohet edhe Berisha.

Meqënëse ndodheni në zyrat e reja, keni ndonjë lëvizje për të rimarrë selinë e PD?

Alibeaj: E kuptova, unë po e them dhe këtu tek zyrat e reja që janë të përkohshme. Këto janë skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit prej nesh. Duhet tu themi qytetarëve kujt po u besoni? Kush po ua kërkon besimin për të qeverisur? Pavarësisht disa kërkesave emocionale apo edhe racionale, do të mund të kërkojmë funksionimin me të gjitha elementët e PD-së. Unë kam gjetur mbështetje nga demokratët e tjerë për këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj demokratët të bien pre e ndjesive të tyre, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen, nëse do të mbyllen. Unë besoj tek ligji dhe kur ka një vendim gjykate e ai vendim pranohet, ato zyra dhe ajo seli është e demokratëve.Meqë gjykata e Apelit e ka dhënë atë vendim, ato zyra, ato seli të demokratëve do të duhen të lirohen, siç bëra unë në fakt, në 25 mars. Edhe pse vendimi i shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt të ligjit ne u larguam. Tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen.

Latest articles

Related articles