Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur, mes tyre një e mitur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit në aksin rrugor “Krujë- Fushë Krujë”, ku 45-vjeçari D.Xh., ka përplasur automjetin 23 vjeçarit me incialet D.H. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët e makinës tjetër mes tyre dhe një 15 vjeçare.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Latest articles

Related articles