Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Euronews Albania, tha se grupimi i Partisë Demokratike i përfaqësuar nga Enkeled Alibeaj ka pasur prokurën për ta regjistruar partinë në zgjedhje.
I pyetur se përse atëherë nuk u rregjistrua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike, ai sulmoi kryekomisionerin Celibashi si një njeri të zakonshëm që nuk njeh fuqinë e prokurës.
Paksa i nxehur nga pyetja e gazetares, avokati shpjegoi edhe se çfarë është prokura, duke i thënë “unë me prokurë të shkurorzoj nga bashkëshorti”.
“Prokura jam unë, lëre ç’thotë zoti Celibashi. Unë shkoj me prokurën tëndë dhe të shkurorzojë. Unë po të marr prokurën tënde e di ç’marr? Po të më kesh dhënë prokurën marr të gjithë konton bankare që ke ti në bankë. Celibashin dëgjoni ju? Juristët e nivelit të lartë që ishin në komision I thanë ja ku e keni prokurën”-tha avokati Spartak Ngjela.