Aksident në Astir, urbani i ‘Tiranës së Re’ përplaset me ‘Audin’ (VIDEO)

Një akisdent automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Astirit në kryeqytet. Një automjet tip “Audi” bëhet me dije se është përplasur me urbanin e “Tiranës së Re”.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i semaforit, çka ka sjellë dhe pëtplasjen në kryqëzim.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Latest articles

Related articles