FRANCË- Ka agravuar protesta në Francë kundër rritjes së moshës për pensionet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Place de la Concorde. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestuesit duke hedhur gurë ndaj policisë teksa oficerët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Disa nga forcat policore me mburoja dhe shkopinj janë zhvendosur drejt qendrës, ndërsa të tjerët kanë përdorur autobotë për të shuar zjarrin që ishte ndezurnë mes të sheshit.
Greva në Francë paralizoi transportin publik dhe solli ndërprerje në grumbullimin e plehrave, kurse protestuesit janë përplasur me policinë në disa qytete. Komisioni i ligjvënësve, përgjegjës për avancimin e propozimit ka rënë dakord për tekstin përfundimtar dhe shumica konservatore e Senatit pritet ta miratojë atë që të enjten. Megjithatë, situata në Asamblenë Kombëtare është më e ndërlikuar, pasi aleanca e Macron humbi shumicën në zgjedhjet legjislative vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të kërkoje votat e konservatorëve për të miratuar projektligjin.