Banorët flasin për Armaldon| Luizi: Po i’a bën fushë me lule Kristit!(VIDEO)

Debati i ashpër mes Armaldos dhe Kristit, u komentua nga banorët. Gjatë një bisedë në verandë, Luizi tha se Armaldo vetëm për shkak të “dredhave” që ka bërë në lojë, ka mundur të vijë deri në këtë pikë.

Ai shtoi se nëse publiku ka pëlqim për një banor specifik, e ka për shkak të natyrës së tij, gjë të cilën Armaldo përpiqet ta ndryshojë.

Elvisi u shpreh se Armaldo përpiqet të “vjedhë” pak nga loja e gjithkujt. Ai u shpreh se Maestro herë mundohet të kopjojë lojën e Luizit, një herë tjetër kopjon lojën e një banori tjetër dhe se në këtë mënyrë po humbet “identitetin” e tij, në lojë.

Luizi u shpreh se Armaldo po ia bën fushë me lule lojën Kristit, duke debtuar me të, në atë lloj mënyrë.

Latest articles

Related articles