Arben Ahmetaj sulmon SPAK për shkelje të privatësisë. Telefoni i partneres në dorën e Bkh

spot_img

Ish zv/ kryeministri Arben Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen i pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.

Mësohet se përmes avokatit, deputeti thotë se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.

Avokati i Ahmetaj thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro, telefoni dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Latest articles

Related articles