Sali Berisha deklaroi dje, se sot do të na njoftonte me koalicionin e tij zgjedhor.
“Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni“.
Por në vend të koalicionit që deri tani nuk po duket, Berisha u nisi kandidatëve të tij vendimin e Celibashit për të mos e regjistruar PD.
Ilir Metaj i do patjetër kandidatët e Berishës nën emrin e tij. Vetëm kështu shpreson se do të fuqizohet me elektoratin e Berishës. Metaj e di shumë mirë që Berisha nuk fiton në asnjë bashki, por atij i intereson vota e demokratëve. Të ketë rol vendimarrës në këshillat bashkiakë, e kështu si përherë të ketë mundësi që të bëjë pazarin e rradhës, në kurriz të demokratëve.
Tashmë është fakt se kandidatët e Berishës refuzuan daljen nën siglën e Metës. Kjo e ka tërbuar këtë të fundit, ndaj nxitoj që të nxjerrë një listë të plotë me emrat e tij për këshillin bashkiak të Tiranës dhe ti kujtojë shumëçka Sali Berishës.
Meta siç ka deklaruar në parlament se, “e ka dhënë njëherë dorheqjen prej Zenit”, duket se ka mjetet e duhuara për të shantazhuar Berishën.
Berisha sot kishte paralajmëruar se do shpallte koalicionin, prandaj dhe vendimi i Celibashit u shty deri në orën16.00. Nëse Berisha do ta kishte shpallur koalicionin, vendimi i Celibashit do të ishte krejt tjetër. Por me sa duket Berisha është mes dy zjarresh; kandidatëve që duan PD dhe PL dhe Ilir Metajt i cili që me sa duket, i ka fatin e djalit në dorë.
Me pak fjalë kandidatët e primareve nuk duan Metajn, por ai shantazhon Berishën, duke i kujtuar hallet që kanë. Si rrjedhim Berisha shantazhon Celibashin siç di ai; “kam video unë nëpër makina e lokale”, ndaj të mos regjistrojë PD-në. Kështu Berisha u thotë kandidatëve të tij se Meta është shansi i vetëm, për të garuar në zgjedhje.
Lojë e vjetër dhe e pisët e Berishës. Për hallet personale dhe familjare pasi shkatërroj PD, tani po degjeneron edhe kandidatët e tij, të cilët duhet të lënë mandatet dhe të harxhojnë para për një garë së cilës rezultati i dihet pa nisur/ Alfapress.al