Vazhdon beteja për Bakhmutin, ukrainasit “po luftojnë për çdo metër”

Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. Më shumë se një vit, forcat ushtarake ruse kanë shënjestruar javët e fundit Bakhmutin, qytetin lindor të Ukrainës, për të cilin pretendojnë se është një vend strategjik dhe i domosdoshëm për Rusinë.

Më herët Kremilini dhe Grupi Wagner kanë pretenduar rrethimin e qytetit por Ukraina ka hedhur poshtë deklaratat e Rusisë duke u shprehur se në Bakhmut lufta po vazhdon dhe se forcat ukrainas nuk kanë hequr dorë.

Një komandant i lartë ushtarak ukrainas tha se njësitë sulmuese të Wagner po pësojnë humbje të konsiderueshme ndërsa përparojnë nga disa drejtime rreth qytetit lindor të rrethuar të Bakhmutit.

Në Rusi, të paktën një person u plagos në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën pasi mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa të hënën, tha guvernatori i saj.

Latest articles

Related articles