Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi G.A 48 vjeç teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.