Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi pengje të terrorizuar të Sali Berishës

“Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre”.

Kështu është shprehur Sali Berisha, kur është pyetur pse nuk negocion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.

E vërteta është që Berisha po mban peng potencialet e opozitës së Bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

Belind Këlliçi më Tiranë, Igli Cara në Durrës apo  Luçiano Boçit në Elbasan i duhen të gjitha votat e mundshme për të fituar dhe skanë asnjë luks të refuzojnë dorën e shtruar të Alibeajt, Gaz Bardhit apo Jorida Tabakut.

Në fakt, Igli Cara ka pasur guxim të flasë për bashkim, për negociata dhe Shkëlqim Hoxha, por janë refuzuar brutalisht nga Sali Berisha.

Edhe Luçiano Boçi ka kërkuar në një takim informal të bashkëpunojë me deputetë të PD për zgjedhjet e 14 majit, por edhe këtu Sali Berisha ka vepruar me logjikë terrori. Boçi ka qepur gojën me pe mëndafshi.

Belind Këlliçi duket se nuk ka autonomi intelektuale të kërkojë aleanca të gjëra demokratësh për 14 majit. Ai ka frikë. Ai po i lë fushën hapur DASH Shehut, i cili po vlerëson kandidaturën dhe kjo do ishte fatale për Këlliçin në Tiranë.

Sido që të jetë, një gjë kemi kuptuar këto vite. Sa herë Berisha akuzon të tjerët, në fakt po i bën vetë gjërat që thotë. Ai po tradhton demokratët me Metën. Ai është peng i Edi Ramës në SPAK. Ai është në biznes me Erion Veliaj…

 

Latest articles

Related articles