Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipëri, deputeti Sula: Qeveria nuk gëzon besimin e ndërkombëtarëve!

Deputeti Dashnor Sula, ka reaguar lidhur e lajmin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA se Agjencie Amerikane Kudër Narkotikëve ka hapur një linjë komunikimi me qytetarët shqiptarë.

Sipas tij kjo mund të shihet si lajm i mirë, por edhe si një lajm i keq që vjen nga SHBA.

Më tej thekson se ko linjë e drejtpërdrejtë e qytetarëve Shqiptarë me DEA-n është lajm i mirë sepse tregon që SHBA ka vërtet vëmendje te ne dhe ka interes që të jemi një vend që funksionon në shinat e ligjshmërisë.

Por nga ana tjetër deputeti Sula shton se lajmi i keq ka të bëjë me faktin se institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk janë më të besueshme për partnerët tanë strategjik dhe se Qeveria shqiptare nuk gëzon besimin e ndërkombëtarëve.

REAGIMI I PLOTË:

Lajmi i mire dhe lajmi i keq që vjen nga SHBA.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri shpërndau një njoftim në të cilin bëri me dije se Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve ka hapur një linjë komunikimi me qytetarët shqiptarë.

Postimi i bërë në Facebook i drejtohej qytetarëve shqiptarë që përmes numrit të vendosur në dispozicion të sinjalizonin DEA-n për rastet e trafikut të Kokainës, Heroinës e drogërave të tjera.

Gjithashtu kërkohej ndihma e qytetarëve shqiptarë që të sinjalizoj për rastet kur në Shqipëri përmes kamuflimit të aktiviteteve të “ligjshme” pastrohen paratë e pista.

Pikërisht kjo linjë e drejtpërdrejtë e qytetarëve Shqiptarë me DEA-n është lajm i mirë sepse tregon që SHBA ka vërtet vëmendje te ne dhe ka interes që të jemi një vend që funksionon në shinat e ligjshmërisë.

Ana tjetër e medaljes, ajo e keqa është fakti se institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk janë më të besueshme për partnerët tanë strategjik. Qeveria shqiptare nuk gëzon besimin e ndërkombëtarëve.

Ose, qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin te institucionet; Qeveria, Policia, Prokuroria, Gjykata. Nuk denoncojnë rastet e bandave kriminale ndaj DEA kërkon të lidhë kontakt direkt me qytetarët shqiptarë duke i garantuar atyre edhe anonimatin. Të gjitha këto dyshime bëhen edhe më të forta kur ftesa për bashkëpunim me qytetarët vjen pas skandalit Mcgonigal dhe pas rasteve të përsëritura të kokainës së kapur në Shqipëri.

Të qeverisësh për 11 vite rresht dhe institucionet shqiptare të përfundojnë në këtë situatë, kjo është jashtë çdo koncepti normal. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë.

Për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar. Akuzat e përditshme politike ndaj drejtësisë, bërja e listës së “arrestime” nga kongresi i PS- së, nuk mund ta mohojmë që ja kanë arritur qëllimit që të zbehin besimin te drejtësia. Edhe këtë herë politika sfidoi partnerët ndërkombëtarë që kanë marrë para nga taksapaguesit amerikanë dhe europianë për të reformuar drejtësinë shqiptarë.

Unë bëj pjesë te ai grup njerëzish që duhet të mbështesim më shumë institucionet ligjzbatuese. Duhet të mbështesim hetimet, gjykimet dhe ti inkurajojmë që të bëjnë punë profesionale dhe të pavarur! Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë patjetër me DEA për të goditur grupet kriminale të drogës. Por shqiptarët duhet të kenë besim edhe te drejtësia këtu.

Latest articles

Related articles