Champions League: Messi dhe Mbappe për të mposhtur Bayernin, Tottenham dëshiron fitoren ndaj Milanit

Mbrëmja sot do të dhurojë dy supersfida me plot emocione dhe spektakël në Champions League.

Bayern Munich do të gjejë sot në shtëpi PSG, me francezët që kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin për në çerekfinale. Bavarezët e fituan ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 në Paris dhe sot do të përpiqen të arrijnë kualifikimin. Gjermanët duhet të tregojnë kujdes nga francezët, pasi Mbappe dhe Messi janë të etur për të fituar një Champions League me këtë fanellë dhe do të bëjnë gjithçka për të thyer mbrojtjen e kundërshtarit. Bayern ka tre mungesa të sigurta për sot, me Hernandez, Neuer dhe Pavard të cilët nuk do të jenë në dispozicion. PSG ka dy mungesa me peshë, me Neymar i cili mbylli tashmë sezonin pasi do të kryejë një operacion në kavilje dhe Kimpembe gjithashtu i dëmtuar.

Sfida tjetër do të jetë gjithashtu shumë e bukur për t’u ndjekur, ku Milan do të fluturojë drejt Anglisë për t’u përballur me Tottenham. Ndeshjen e parë kuqezinjtë e fituan me rezultatin 1-0, por në stadiumin anglez pritet të jetë një atmosferë mbytëse për italianët.

Tottenham ka 5 mungesa për këtë sfidë, ku Bentancur, Bissouma, Dier, Lloris dhe Sessegnon nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin e tyre. Milan do të bëjë pa Ibrahimovic i cili nuk është i grumbulluar, Calabria dhe Florenzi të dëmtuar.

Latest articles

Related articles