Të shtëna me armë në Laç, një person i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.
Besnik Pula 49-vjeç ësh të plagosur pasditen e sotme me armë zjarri.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, ku Besnik Selmani 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi 49-vjeçari banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.