Vula e PD në Uashington, reagon Këlliçi: Ka ardhur koha për ndryshim

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që zhbën vendimin e gjykatësit Zhukri.

Këlliçi:

Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim.

Latest articles

Related articles