“Zarfi i zi” mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, u aludua si përjashtim i Luizit.
Përmbajtja e tij ishte paralajmërimi i fundit për banorët, që kushdo që thyen më rregullat përjashtohet.
Pas mbarimit të “prime-t”, Luizi është futur brenda, teksa Kiara ka qëndruar jashtë me banorët e tjerë.
E vetmja që i qëndroi afër ishte Ermiona.
Luizi u shpreh se ai mund të përjashtohej e Kiara vazhdon e qëndron jashtë duke qeshur e kërcyer.