Aksidenti tragjik në Greqi/ MEPJ: 5 shtetas shqiptar kanë mbetur të plagosur, janë jashtë rrezikut për jetën

Mes të plagosurve në tragjedinë në Greqi, pas përplasjes së trenave, ka edhe shqiptarë.

Ministria e Jashtme bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.

Njoftimi

Përshëndetje! Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.

Latest articles

Related articles