Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni thotë se Italia nuk po harxhon asnjë të ardhur për të blerë armë për Ukrainën. Në një intervistë për “Cinque minuti”, Meloni iu përgjigj kritikave që së fundmi kanë kundërshtuar harxhimin e të ardhurave për të dërguar armë në Ukrainë. Meloni thotë se Italia ka armë gjendje dhe duke qenë se aktualisht nuk po i përdor, do t’i dërgojnë në Kiev.
“Jam emocionuar disa herë, por dua të them gjithashtu se italianët duhet të jenë shumë krenarë. Nuk është vetëm çështje krenarie, është çështje mbrojtjeje e interesit kombëtar. Kur je autoritar dhe i besueshëm, zëri yt dëgjohet dhe mund të arrish rezultate”. Unë i kuptoj të gjitha vështirësitë dhe dyshimet e qytetarëve, por gjithashtu besoj se duhet të jetë e qartë se është një iluzion të mendosh se nëse nuk do të mbështesim ukrainasit do të kishim paqe. Nuk do të kishim paqe, por pushtim dhe ai pushtim do ta afronte luftën me shtëpinë tonë. Pastaj dëgjoj edhe të thuhet se ne nuk kemi para për italianët dhe i shpenzojmë paratë për armë Edhe kjo është një mashtrim, ne nuk shpenzojmë para për të blerë armë që i dërgojmë. Ne tashmë kemi armë që për fat të mirë sot besojmë se nuk duhet t’i përdorim. Kështu që nuk po u heqim asgjë italianëve për të shmangur një luftë që mund të prekë edhe italianët,”– tha Meloni.