Një 42-vjeçar nga Lushnja ka plagosur vëllain e tij me thikë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit.
Në njoftimin zyratr thuhet se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. R., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, vëllain e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.