Zelensky: Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet

Është shënuar një rritje e caktuar në veprimet e sulmit të pushtuesve në frontin në lindje të vendit. Situata po vështirësohet edhe më shumë”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se në vendin e tij janë shtuar sulmet e ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Telegram, Zelensky iu drejtua popullit dhe vlerësoi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë.

Zelensky deklaroi se rreth një vit më parë më 24 shkurt Rusia filloi luftën kundër vendit të tij dhe se ushtria ukrainase vazhdon të mbrojnë vendin.

Ai tha se forcat ruse kanë intensifikuar veprimet në vijën e frontit në lindje të vendit. “Është shënuar një rritje e caktuar në veprimet e sulmit të pushtuesve në frontin në lindje të vendit. Situata po vështirësohet edhe më shumë”, tha Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky ftoi popullin ukrainas që në unitet të mbrojë interesat e shtetit.

Latest articles

Related articles