“Parlamenti nuk mund të kthehet në një zyrë të kryeministrit Edi Rama” Kështu është shprehur në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Jorida Tabaku teksa theksoi se deputetëve të opozitës nuk mund t’i hiqet fjala dhe e drejta e tyre për të folur për çështje me rëndësi.
“Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamenti dhe vijmë të diskutojmë dhe debatojmë. Javën e kaluar ju hoq fjala gjysmës së këtij parlamenti. Nuk mundet parlamenti kur opozita duhet të përfshihet në procese të rëndësishme të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës tonë këtu nuk na e hiqni dot. Sot ndodhemi në një moment që është vërtetuar çdo gjë që ne kemi thënë. Kush po gënjen, ne , ju apo FBI. Jepuni shqiptarëve mundësinë të marrin vesh të vërtetën. Unë vij të këtu sepse jam votuar për të folur dhe nuk keni të drejtë të hiqni fjalën. Na takon konferencës së Kryetarëve të mblidhemi dhe vendosim. Janë të rëndësishme shumë çështje, por lërini deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre”, tha Tabaku.
Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla: “Janë tre ditë në dispozicion të kryetare së Kuvendit për të thirrur Konferencën e Kryetarëve. Nuk kemi shkuar në atë pikë. Në pikën e parë të rendit të ditës është interpelanca,. Ms mbajmë ligjërime aty sikur po mbrojmë rregulloren dhe e kthejmë atë kokëposhtë”.