– Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai është futur para pak minutash në Prokurorinë re Posaçme. Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, Berisha mban në duar një dosje. I pashoqëruar nga ndonjë avokat, Berisha u fut në ambientet e brendshme të institucionit.
Raportohet se ai është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.
Emri i Shkëlzen Berishës lidhet me dy çëshje që po hetohen aktualisht nga SPAK, siç janë çështja e Kompleksit Partizani dhe çështja Gërdecim