Miku i Ramës nën hetim në SHBA për transaksione të paligjshme me oligarkë rus, reagon Alibeaj


Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me arrestimin e zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA ndaj Rusisë duke bashkëpunuar me oligarkë rusë. Alibeaj deklaron se mes kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal ka pasur një takim në vitin 2017. Ai thekson se duhet të nisë një hetim urgjent dhe transparencë të thelluar.

Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.

Latest articles

Related articles