Lidhjet e Ramës me ish agjentin e diskretituar të FBI tregojnë për skemat e tij

Në SHBA nëse shkel ligjin nuk je më i paprekshëm, kjo është fryma me të cilën u nis reforma në drejtësi dhe u financua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Kjo do të thotë që ligji godet këdo me pushtet apo jo që abuzon me detyrën e tij/saj.

Rasti i McGonugal është shumë i mirë për të na përshkruar ne se si funksionon drejtësia në SHBA, një ish agjent i FBI dhe shef i rëndësishëm i lartë në Nju Jork që akuzohet për mosdeklarim të lidhjeve të tij me Oleg Depraskian dhe gjithashtu një Person A edhe kryeministrin e Shqipërisë.

Nga akt akuzat që kemi lexuar ne si Faktor.al kemi arritur në një konkulzion të qartë se fill pas takimit të McGoungal me kryeministrin e Shqipërisë në një vizitë që ai nuk. Deklaroi kurrë në regjistrin e FBI, ai ka kërkuar një hapje hetimi për një lobues amerikan që ka punuar për një parti shqiptare ku nuk qe pjesë kryeministri Rama. Për këdo, kjo rezonon me çështjen Muzin që shpërtheu në Shqipëri në mars-prill 2018 pas një shkrimi të Mother Jones ndërkohë që sipas të dhënave rezulton kjo çështje të ketë nisur në periudhën Janar-Shkurt të hetohet.

Rruga dhe mënyra se si Rama ka arritur të kontaktojë agjentin e dënuar nga Gjykata në SHBA na tregon skemat e tij makiaveliste dhe të ndyra për të poshtëruar, diskretituar dhe akuzuar padrejtësisht kundërshtarët e tij politikë. Në rastin e Lulzim bashës dhe Partisë Demokratike, akuzat për paratë ruse që janë përdorur për lobim ishin një goditje e rëndë për nëj forcë politike që në gjenezën e saj është pro-perëndimore. Akuza të tilla, të turpshme duket se kanë origjinë në zyrën e kryeministrisë, sikundër edhe e raporton akt akuza e prokurorit lexuar përpara gjykatës.

Vetë ish agjenti McGonugal duket se ka përdorur fuqitë e tij si funksionar i lartë në FBI për të ndikuar jo vetëm për bjerrjen e imazhit të bashës dhe PD-së në SHBA duke nisur një hetim në kurriz të tij por këtë taktikë e ka përdorur edhe në favor të një tjetër oligarku rus Oleg Deripaska në kurriz të një rivali të tij.

Me çduket dashuria apo tërheqja e McGonugal ndaj oligarkëve me pushtet (Rama dhe Deripaska) ka qenë thelbësore përderisa dy akuzat ndaj tij ldihen pikërisht me të dy. Një tjetër eveniment interesant janë dhe lidhjet e Ramës me njerëz të fuqishëm në Bosnj Hercegovinë që duket se janë porosi e kryeministrit ndaj Personit A. Në akt akzuë lexohet se MCGonigal ka takuar një biznesmen dhe politikan të rëndëishëm boshnjak që është pronar i një kompanie famraceutike dhe i kërkon atij të lidhë nëj kontratë bashkëpunimi me kompaninë e shqiptarit (Personi A) në Delaëare.

Emri i Delaëare të kujton as më shumë e as më pak se sa denoncimin e Unazës së Madhe në Tiranë ku një kompani që dyshohet e lidhur ngushtësisht me një oligark pranë qeverisë dhe Foltores, tentoi të përfitonte miliona euro të shqiptarëve. Pikërisht në të njëjtin shtet Personi A, i njohur me kryeministrin Rama, duket se ka tentuar të bëjë një biznes me boshnjakun që kërkonte një takim me ambasadorin e SHBA në OKB, asokohe Nikki Haley.

Në një shtet normal, prokuroria SPAK duhet të hapte një dosje për personat e përfshirë në këtë aferë korruptive dhe lidhjet e tyre për të inskenuar një akuzë të paqenë ndaj kryetarit të opozitës dhe partisë më të madhe opozitare në vend. Ironikisht kur këto akuza fallco dolën në treg, Sali Berisha akuzoi njësoj si Edi Rama pasardhësin e tij duke ngritur një komision hetimor partiak (një formë qesharake) për të hetuar këto para.

SPAk do të duhet të kuptojë se kush kanë qenë personat që kanë financuar udhëtimet e dëshmitarëve të supozuar për paratë “ruse” që ka sajuar ish agjenti i FBI? Sikundër duhet të kuptojmë se si Edi Rama përmes zyrës së kryeministrisë ka furnizuar me informacione Personin A që ky i fundit ka qenë burimi i thashethemeve dhe trillimeve ndaj Lulzim Bashës

Latest articles

Related articles