Identifikohet i riu që u përplas për vdekje nga një mjet në unazën jugore të Elbasanit.
Ai është Fiori Sula 20 vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:25, në unazën e qytetit.
Një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin Fiori Sula rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
20-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.