Ditari i Kinës 22: Kinematografia e Pekinit me synime të qarta. Ja roli i Shqipërisë

Qeveria kineze ka miratuar pas tre vitesh ndalim, projektimin në kinematë e vendit të dy filmave të Marvel, një kompani amerikane Hollivudiane që prodhon filma me superhero: filmat janë Black Panther: Wakanda Forever dhe Ant-Man dhe The Wasp: Kuantumania. Pas rreth 15 vitesh në të cilat Amerika, me një entuziazëm në rritje, paketoi filmat e saj më të mëdhenj me fjalë si “bota” në mendje, por ishte në fakt “Kina”, marrëdhënia midis Hollivudit dhe vendit të dytë në botë për frekuentimin e kinemasë është ftohur.

Në Kinë, projektimi i filmave në kinema duhet të miratohet nga Administrata e Filmit në Kinë (AQF), një autoritet që është pjesë e divizionit të Partisë Komuniste të Kinës që merret me komunikimin dhe propagandën. Filmat amerikanë të Marvel (por edhe Disney) ishin ndaluar që nga mesi i vitit 2019: AQF-ja nuk kishte dhënë kurrë asnjë shpjegim për të, por supozohej se censura ishte për shkak të pranisë të personazheve LGBTQ+ dhe simboleve të patriotizmit amerikan, si Statuja e Lirisë, ushtrisë amerikane, të cilat nuk vlerësohen nga qeveria kineze.

Pandemia ka kontribuar në një kontroll më të madh të tregut kinez të argëtimit dhe ka sjellë në një epokë të re të paparashikueshmërisë për kompanitë perëndimore që operojnë në Kinë. Të dhënat e zbulojnë se Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara si tregu më i madh në botë i argëtimit në dy vitet e fundit. Rregullat kineze të miratuar në 2012 lejojnë shfaqjen e vetëm 34 filmave të huaj në vit. Në vitin 2021, për shembull, vetëm 28% e titujve ishin të prodhimit të huaj dhe pothuajse të gjithë të vjetër.

Ky legjislacion i kontrollit (dhe censurës) është pjesë e një strategjie për ta bërë Kinën “një fuqi të fortë kinematografike” deri në vitin 2035. Ideja e partisë nuk është të krijohet një alternativë ndaj Hollivudit, por të manipulohet produkti filmik për qëllime politike. Partia Komuniste Kineze, në fakt, përdor filmat vendas si një kanal për të përhapur mesazhe masive që synojnë arritjen e qëllimeve politike dhe zvogëlimin e hapësirës për opinionet e huaja. Heroi amerikan shfaqet në filma hollivudian që lejonen në Kinë, si një individ i veçantë, ndërsa heroi kinez tek prodhimet e Pekinit, si pjesë korale e një grupi komunitar.

Filma shqiptar në Kinë
Hyrja e filmave shqiptare në Kinë pasuroi jetën kulturore të publikut kinez dhe ndikoi te një brez i tërë. Sipas të dhënave të pjesshme nga filmi i parë shqiptar bardhezi “Tana” dhe filmat që u prodhuan më vonë në vitet 1959 deri 1999, Kina importoi afro 30 filma shqiptarë, mbi 10 prej të cilët kishin si temë antifashizmin. Këto filma shoqëruan një brez të tërë kinezësh. Në atë kohë ishte reforma në kulturë. Shqipëria, Rumania dhe Koreja e Veriut u bënë miq të Kinës, prandaj filmave iu kushtua një rëndësi e madhe nga qeveria kineze. Filmat shqiptarë ndoshta ishin filmat e vetëm të huaj që mund të shihnin në atë kohë banorët kinezë. Në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar, në Kinë janë përkthyer dhe dubluar ne gjuhën kineze një numër filmash të vjetër shqiptarë, mes tyre rreth 10 filma ishin me temën e luftës antifashiste si “Oshëtimë ne bregdet “, “ Njesiti guerril”, “ Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Prita”, “ Mëngjese lufte ” , “I teti ne bronx”, “ Shtigje lufte”, “Dimri i fundit ” etj. Të gjitha këta filma shqiptar, sidomos ata me temë të luftës antifashiste, ishin shumë të mirëpritur nga shikuesit kinezë.

Latest articles

Related articles