Në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi vendimin që në çdo klasë të çdo shkolle në vend nga nxënësit të këndohet me detyrim Himni i Flamurit.
Dhe në kuadër të propagandës qeveritare, Kushi ka postuar një video të realizuar nga shkolla të ndryshme në 12 qarqet e vendit, ku shihen fëmijët teksa këndojnë në kor.”Dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, njofton ministrja Kushi.