Ambasadori britanik jep mesazhin për gazetarët: Vini para përgjegjësisë politikanët dhe njerëzit me ndikim

Ambasada Britanike në Tiranë e ka nisur vitin e ri me një pritje me gazetarët shqiptarë dhe ambasadori theksoi rëndësinë e raportimit dhe ndikimin e tij në zhvillimin e shoqërisë.

Postimi:

“E nisëm vitin 2023 me një pritje me gazetarë dhe profesionistë të medias shqiptare. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith theksoi rëndësinë e raportimit profesional dhe etik për të ekspozuar krimin dhe korrupsionin dhe për të ndërtuar besimin e publikut duke i bërë institucionet më të përgjegjshme. E nisëm vitin 2023 me një pritje me gazetarë dhe ekspertë të medias në Rezidencën britanike. Ambasadori Alastair King-Smith theksoi rëndësinë e raportimit profesional dhe etik për të ekspozuar krimin dhe korrupsionin si dhe për të ndërtuar besimin e publikut duke i bërë institucionet më të përgjegjshme.
“Është e rëndësishme të kujtojmë pse liria e medias është kaq jetike. Jeni ju që mund të mbani përgjegjës politikanët dhe këdo tjetër me ndikim. Gazetaria e mirë është e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të çdo vendi tjetër.”
Si përkrahës prej kohësh i lirisë së shtypit, Ambasadori King-Smith pati një diskutim të hapur dhe të sinqertë me gazetarët për situatën mediatike në Shqipëri, emigracionin drejt Britanisë, zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se si mund të punojmë së bashku për çështje që kanë rëndësi për të gjithë.

Latest articles

Related articles