“Gërdeci” – Hetimi për Mediun drejt fazës finale, provë e fortë do ishte dëshmia e gjeneralit Hoxha

Gazetari Arsen Rusta foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi dy akuzat e SPAK ndaj deputetit Fatmir Mediu lidhur me çështjen e “Gërdecit”.

Rusta u shpreh se prania e avokatëve në seancën e sotme tregon që hetimi është drejt fazës finale. Rusta tha se nuk dihet nëse SPAK ka prova apo dëshmi të tjera.

Sipas tij nëse kemi një dëshmi të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, që ka statusin e azilantit në SHBA, do ishte provë e fortë për hetimet.

Gjykata e Lartë vendosi në 2009 që kjo çështje të mbyllet dhe të arkivohet, për shkak se z.Mediu kishte imunitet dhe më pas ishte SPAK dhe një padi e familjarëve të viktimave, që vendosën SPAK në lëvizje. Ishin Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj që kërkuan rihapjen e çështjes dhe kjo çështje u rihap me të njëjtat akuza, ‘shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim’ dhe ‘shpërdorimit të detyrës të kryer nga Komanda Ushtarake’. Janë këto dy akuza që i komunikohen sot. Mediu ka qenë më herët në SPAK edhe për aferën e klubit ‘Partizani’.

I pyetur në maj të vitit që lamë pas ai ka thënë që ‘isha në një çështje që kam dijeni dhe nuk mund të flas më tepër’. Në dyert e tjera z.Mediu ka qenë i vetëm. Prania e sotme me dy avokatët tregon që hetimi është në fazën finale dhe të komunikimit të akuzës. Teksa SPAK njoftoi në prill të vitit të kaluar rihapjen e dosjes, një nga më të rëndësishmet për drejtësinë shqiptare, ai ka mbajtur një konferencë për shtyp ku tha që s’ka mbetur asgjë pa hetuar për aktivitetin e tij, duke thënë se gjithçka ishte një sulm politik i orkestruar. Nuk jam fshehur pas imunitetit është shprehur z. Mediu. Ka thënë që për t’i hapur rrugën drejtësisë kam dhënë dorëheqjen atë kohë.

Përtej faktit që Mediu është deputet sërish, ndryshimet kushtetuese ia mundësuan SPAK ta vazhdonte hetimin dhe t’i komunikonte këto akuza. SPAK ka përdorur fashikujt e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme asokohe, në vitin 2008-2009. Nëse ka marrë ose jo prova të reja mbetet për t’u parë dhe nëse SPAK do t’i bëjë publike. Janë kallëzimet e familjarëve që e kanë vënë në lëvizje dhe deklarime të ndryshme. Mund të kemi edhe një dëshmi. Kujtojmë që ushtarak apo gjeneral i lartë i ushtrisë shqiptarë është i dënuar nga drejtësia dhe proceduar penalisht për çështjen ‘Gërdeci’. Por ai ka marrë nëse mund të themi statusin e azilantit në SHBA. Ndoshta një dëshmi e tij e marrë me letërporosi mund të jetë prova më e fortë, por mbetet për t’u parë. Është z.Hoxha që ka qenë asokohe gjeneral i ushtrisë shqiptarëve, për sa kohë ka qenë fabrika apo punishtja e demontimit të armatimeve apo municioneve në Vorë”.

Latest articles

Related articles