Atletico cakton çmimin per Joao Felix

Atletico po kërkon një shifër për huazimin e tij prej rreth 10 milionë euro, me detyrim për ta blerë për 70 milionë euro, sipas Daily Mirror.

23-vjeçari u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Benfica në vitin 2019, por tani është i lirë të largohet pasi s’është më në planet trajnerit Diego Simeone.

Erik ten Hag po kërkon të përforcojë opsionet e tij të sulmit në “Old Trafford” pas largimit të Cristiano Ronaldos në nëntor, ndërsa Arsenali po kërkon gjithashtu një shkëndijë shtesë pasi Topçinjtë kërkojnë të ruajnë epërsinë e tyre në krye të tabelës së Premier League.

United tashmë ka bërë një ofertë hapëse për një huazim për rreth 3.5 milion euro, transmeton Klankosova.tv.

Jorge Mendes kuptohet se është takuar me CEO-n e Atletico-s, Miguel Angel Gil të enjten për të paraqitur ofertën hapëse të United, por u hodh poshtë.

Djajtë e Kuq do të përballen me Charlton në çerekfinalen e Carabao Cup të martën përpara se të përballen me rivalët Manchester City të shtunën në Premier League.

Latest articles

Related articles