Banorët e Lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë dalë në protestë kundër kamionëve, që kalojnë përmes lagjes duke krijuar shqetësime e problematika për banorët e zonës.
Mësohet se, këto mjete të tonazhit të rëndë, të cilat kalojnë në çdo orar krijojnë shqetësim për banorët.
Po ashtu bëhet me dije, se si pasojë mjetet kanë filluar të dëmtojnë dhe asfaltin që kalon përmes lagjes.