Do i ngushtonte stomakun, pacientja i vdiq në duar kirurgut

spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne qytetin e Durrësit, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në një nga klinikat private të qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në klinikën private “Villa Alba”, ku ka qenë kirurgu i përgjithshëm, Ilir Shani ai i cili ka operuar gruan me ininciale M.Xh.

Sipas të njëjtave burime mësohet se 54-vjeçarja ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtim stomaku, kur papritur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Durrësit kanë proceduar në gjendje të lirë mjekun Ilir Shani, i cili rezulton të jetë dhe pronari i këtij spitali.

Sakaq, autoritet kanë nisur një hetim të thellë ku dhe po shqyrtojnë shkaqet e vdekjes dhe po mbledhin prova të mjaftueshme për të hedhur më tepër dritë lidhur me këtë ngjarje dhe mbi shkakun i cili solli dhe vdekjen e pacientes në duart e mjekut Shani.

Latest articles

Related articles