Bangladeshas mes bangladeshësve të Shqipërisë

nga Flutura Açka

Nëpër rrugët e qyteteve shqiptare ndesh shpesh edhe bangladeshas, të cilët kanë kontrata pune nëpër bizneset shqiptare.

Tani 16 bashkatdhetarë të tyre janë në burgun modern të Gjadrit. Të plotësojnë qejfet gjeopolitike të skllavërisë moderne, për të thënë fjalën më të butë.

Janë të matrikulluar, me nga një kod QR, që të mos lëvizin, të njihen, të dallohen, të gjenden shpejt nëse guxojnë të lëvizin.

Janë të shenjuar si delet në vathë, si lopët në stallë, si kuajt në hauret moderne. Aty, në Gjadër, do të kategorizohen: i nevojshëm, i panevojshëm, i përdorshëm, i papërdorshëm, i aftë, i paaftë!

Secili ka një numër, njëlloj si hebrejtë nëpër kampe, me ndryshimin, që nuk shfarosen fizikisht, por ç’nderohem me kod QR nga Q’rashët e politikës andej e këtej kufirit, nga marrëveshje europiane për të shpëtuar nga bezdisjet, që nuk kanë asnjë ndryshim nga roli mbi territoret që kanë qëntë që markojnë dheun.

Mbinjeriu mbi njeriun, i forti mbi të dobëtim, pushteti mbi të pamundurin, paraja mbi varfërinë: kjo ēshtë loja e skllavërisë moderne sot.

QR Code për njeriun pa emër që pret një 🦴.

Dhe yjet rrinë e vështrojnë. Dhe shqiptarët – të cilēt mbrojtën me BESËN e tyre hebrejtë kur askush nuk i donte – s’po é kuptojnë se historia përsëritet në formën më perfide.

A nuk e kupton ky Edi Rama që po shkon shumë larg me Antinjeriun, me brendin shqiptar për josubstancialët?

Latest articles

Related articles