Autoritetet e Brazilit kanë zbuluar një rrjet spiunazhi rus që dyshohet se ishte krijuar qysh në kohën e Bashkimit Sovjetik nën drejtimin e KGB duke regjistruar në gjendjen civile të qyteteve braziliane njerëz në vitet 80 që më pas do të kishin dokumente origjinale. Kundërzbulimi brazialian ka zbuluar çertifikata lindje, pasaporta, biznese, ID- card, dhe shumë dokumente që janë në pamje origjinale të viteve 80-90 të infiltruar nga struktuat e KGB për tu përdorur ditët e sotme në shumë kontinente.
Për operativët e spiunazhit elitë të Rusisë, të njohur si ilegalë, pasja e një identetit orgjinal është shumë e nevojshme për tu infiltruar në institucionet ndërkombëtare (Gjykata Penale Ndërkombëtare, psh). Ndryshe nga perëndimi, ku oficerët e inteligjencës mund të adoptojnë identitete të rreme për misione të veçanta ose turne detyre, këta spiunë janë të paracaktuar të jetojnë për dekada në konspiracion.
Në kujtimet e tij, Oleg Gordievsky, një ish-K.G.B. oficer i kthyer në agjent britanik, përshkroi angazimin e tij të pandërprerë për të dhënat e lindjes të përshtatshme për t’u përdorur nga operativët e paligjshëm. Ai tregoi se si, ndërsa ishte në Danimarkë në vitet 1970, u përpoq të rekrutonte një prift që kishte akses në librin e librit të kishës, në të cilin ishin shkruar lindjet dhe vdekjet.