Karamuço: Pas 52 arresteve të SPAK janë identifikuar 16 grupe kriminale

spot_img

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, kreu dje një nga operacionet më të mëdha kundër mafies dhe krimit të organizuar. Ky operacion, i quajtur “Ura”, kishte në qendër luftën kundër trafikut të drogës dhe çoi në lëshimin e 52 urdhër-arresteve.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e vlerësoi këtë operacion si një nga më të mirët që është bërë deri tani. Sipas tij, edhe pse ky është një hap i madh përpara, nuk duhet të harrojmë se grupet shqiptare të krimit nuk janë më të fuqishmet në tregun ndërkombëtar të drogës. Në vende si Ekuadori, shqiptarët nuk janë drejtuesit kryesorë, por punojnë si nënkontraktorë për grupe më të mëdha, si ato të mafias italiane “Ndragheta”.

Karamuço theksoi se kishte disa mangësi në bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, sidomos në përputhjen e kohës së masave dhe në transparencën për emrat e të arrestuarve. Ai shtoi se edhe pse janë identifikuar 16 grupe kriminale, ende nuk dihet qartë cili është më i fuqishmi dhe sa ndikim real kanë këto grupe.

Një pikë tjetër e rëndësishme që ai përmendi ishte ndjekja e parave. Autoritetet italiane thonë se ndoqën paratë dhe i gjetën në Shqipëri. Por sipas Karamuços, shumat e gjetura këtu janë shumë të vogla krahasuar me qindra milionë euro që qarkullojnë, gjë që tregon se paratë e mëdha ndodhen diku tjetër, në duart e grupeve më të fuqishme.

Latest articles

Related articles