“Sali Berisha po pritet si shpëtimtar”- Flamur Noka për fushatën e PD

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Open në News24, ka folur rreth fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Noka tha se ka një frymë fantastike fitoreje dhe se Sali Berisha po shihet si shpëtimtar.

“Sali Berisha po pritet si shpëtimtar, si njeriu që prite të shpëtojë këtë vend. Kjo na jep të gjitha shanset që të parashikojmë një fitore bindëse”, tha ai.

Noka: Është një frymë fantastike fitoreje që po përhapet në të gjithë Shqipërinë. Deri tani ka një rritje të admirueshme fushata jonë. Sali Berisha po pritet si shpëtimtar, si njeriu që prite të shpëtojë këtë vend. Kjo na jep të gjitha shanset që të parashikojmë një fitore bindëse.

Ne çfarëdo që të bëjë Edi Rama, jemi natë ditë në terren duke punuar të sigurt se jemi duke fituar. Termi gjumë për ne nuk ekziston. Ai është i demoralizuar. Është në një situatë dramatike dëshpëruese.

Administrata nuk i shkon më Edi Ramës në takime dhe detyrohen të nxjerrin nxënësit. Kjo është braktisja.

Latest articles

Related articles