Rama: Edhe për socialistët që janë në burg, ndihem kryelartë

spot_img

Kryeministri në takimin me vajzat dhe gratë në Gjirokastër foli edhe për socialistët që janë në burg. Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka arritur të godasë sa majtas dhe djathatas. Ai theksoi se ndihet kryelartë për këtë gjë dhe u shpreh se Partia Socialiste ia dha shpatën e Altin Dumanit.

“Ne PS, morëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Shpatën e ndëshkimit që ishte në zyrën time, e kalonin njëri pas tjetrit. E mbanin shpatën aty. Unë e dorëzova shpatën. Na duhet një reformë në drejtësi që të çlirojë drejtësinë nga politika. Që të godasë majtas dhe djathtas. Jo vetëm që nuk kam asnjë kompleks kur këta çyrykë turren dhe përpiqen të manipulojnë popullin gjysmën e qeverisë në burg. Nuk është e vërtetë. Ndjehem kryelartë përpara jush. Dhe ju thosha ma jepni timonin pa të tjerë rrotull. Ata që më dhanë timoni, nëse drejtësia do godiste vetëm kundërshtarët do thoshin na tradhtoi.”, tha kryeministri.

Latest articles

Related articles