Sondazhet matin pëlqyeshmërinë, jo votueshmërinë! Janë dy gjëra të kundërta – ANALIZA

spot_img

Media pranë qeverisë këto ditë po publikojnë sondazhe sipas të cilëve Edi Rama rezulton politikani më popullor në Shqipëri dhe se PS fiton 40 %, pavarësisht shokëve të partisë në burg dhe kandidatëve për burg.

Sondazhet nuk janë shkencë ekzakte që të tregojnë të vërtetën faktike. Maksimumi mund të masin trende dhe të përcaktojnë strategji për të maksimizuar apo minimizuar një dëshirë. Në sociologji quhet Autoprofecia, profecia që dëshirohet të vetrealizohet. Pra, ti merr në vagon edhe të lëkundurin sepse sdo të ndahet nga turma dhe do të jetë me fituesin. Teknika manipulimi të opinionit publik.

Është e qartë që sondazhet për politikanët shqiptarë duhen marrë me rezerva sidomos për politikanët që qeverisin qeverinë për 3 mandate.

Sondazhet mund të tregojnë pëlqyeshmëri por jo votshmëri sepse e kemi parë këtë film edhe në zgjedhje të mëparshme, ku politikanë dalin lart me sondazhe fiktive, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Një gjë është të jesh i pëlqyeshëm dhe një gjë të jesh i votueshëm. Njerëzit mund të pëlqejnë Arlin Qorrin dhe nuk e votojnë në zgjedhje sepse zgjidhja e tij është anakronike, neokomuniste dhe dëmshme. Njerëzit mund të pëlqejnë Endri Shabanin për përgatitjen intelektuale dhe qëndrimet publike, por e kanë të vështirë ta votojnë sepse mendojnë se nuk është gati apo vota e tyre mund të shkojë dëm. E njëjta gjë me Adriatik Lapajn apo të tjerë që janë të pëlqyeshëm por tek dita e votës gjërat ndryshojnë sepse ka ligjësi të tjera…

E para është ligjësia e Partisë. Pa lidership. Pa kandidatë PD zyrtare, që sot është koaliconi euroatlantik mori 104 mijë vota, nga 1.600.000 totali i votave në 2021, del se ka 6 -8 % pa bërë fushatë dhe pa votat personale të liderit; me lidership Berisha-Meta Foltorja mori 250 mijë vota, pra 14-16 % pa bërë fushatë. Sot me Lulzim Bashën në lojë, që di të bëjë fushatë dhe ka kthyer përmbys rrjetet sociale, e shkruajnë 1 %, por nëse grupimi ka 100 mijë vota pa nisur fushata, Koalicioni euroatlantik ka 9 % sot, me një grup të saj parlamentar që pas zgjedhjeve mund të përcaktohë fatet e qeverishes.

Pra, liderët e formacioneve klasike nisen në avantazh në krahasim me individët apo partitë e reja. Janë gjëra racionale.

Latest articles

Related articles