Mbretëria e Bashkuar në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka treguar faktin se ky shtet ka qenë mik afatgjatë i Kosovës dhe se riafirmimi për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik, u tha se u bë gjatë vizitës së fundit të Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Përfaqësuesi britanik tha se si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, teksa i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë një gjë të tillë, ta bëjnë sa më parë