Rama interesohet për sherifin e Berishës: Sa e paguan ?

spot_img

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe sulmet për këshilltarin amerikan që ka kontaktuar Sali Berisha për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, Cris La Civita. Një qytetar i komentoi duke i thënë “vazhdo, vazhdo se po të vjen sherifi”- “o Zot i madh” ishte përgjigja e Ramës duke e shoqëruar me të qeshura.

“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment.

Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje.

Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi.

Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

Latest articles

Related articles