Goditet në Tiranë një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak. Vihen në pranga 2 shqiptarë nga Kosova të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
Altin Pajaziti 23 vjeç dhe Kadri Prushi 53 vjeç, të dy banues në Kosovë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë