Sipas Manjanit, ai iu është përgjigjur vetëm personave që e kanë ofenduar, duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt me qytetarët që protestojnë.
À…“Për shkak të këtij konstatimi që bëra në rrjetet sociale mora personalisht një lumë sharjesh. Vetëm sepse thashë me zë të lartë se protesta është politike, sepse është politike. Nuk është turp të jetë politike. Për këtë arsye mora sharje me libër shpie dhe kundër këtyre sharësve, jo protestuesve, unë nuk kam sharë protestuesit, u jam përgjigjur personalisht, shqiptarisht, burrnisht sy për sy sharësve të cilët e kanë bërë huq këtë punë që çdo kënd që ka një mendim dhe e thotë publiksht u përgjigjen me sharje unë dhe familja ime nuk e meritojmë këtë gjë. Protestuesit nëse kanë ndonjë problem me robtë e shtëpisë së Edi Ramës le të vazhdojnë me Ed Ramën po unë nuk u kam ndonjë borxh, nuk jam kryeministri, nuk jam në politikë”, tha Manjani.



