Pse dorëheqja e Ramës nuk mjafton:
Nëse Rama dorëhiqet dhe vendi shkon në zgjedhje pas 45 ditësh me të njëjtat kushte si përpara një viti, protesta shuhet dhe nuk zgjidh asgjë. Pse?
- Me 11 maj 2026 nuk ka patur zgjedhje të lira e të ndershme, E tha OSBE-ODIHR dhe shkruhet edhe në IBAR. Qeveria përdori gjithë administratën, burimet financiare shtetërore si dhe krimin e organizuar për të fituar zgjedhjet. Do t’i përdorë përsëri.
- Sistemi aktual zgjedhor favorizon 2 partitë e mëdha. Forumi i Dialogut Politik ka mundësuar marrëveshjen opozitare për një kod të ri zgjedhor që i jep shanse të barabarta të gjithë partive të opozitës në raport me njera-tjetrën dhe qeverinë. Por nëse bëhen zgjedhje të parakohshme pas 1 muaji do të bëhen me kodin e vjetër.
- Opozita dhe forca të reja eventuale politike të dala nga protesta nuk janë gati për zgjedhje të parakohshme dhe nga kjo do të përfitojë qeveria që e ka gjithë shtetin në dorë.
ZGJIDHJA:
Protesta duhet të kërkojë jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por edhe një QEVERI KUJDESTARE e cila do të qeverisë vendit në 12 muajt e ardhshëm për ta përgatitur për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria kujdestare:
a. mund të përbëhet nga përfaqësues të partive aktuale me kusht që opozita të ketë ministritë që parandalojnë përdorimin e administratës në zgjedhje dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar,
b. ose mund të përbëhet nga teknicienë dhe intelektualë me integritet të provuar publik.
Përfaqësuesit e opozitës duhet të paraqesin në Kuvend propozimin për kodin e ri zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur përmes Forumit të Dialogut Politik: proporcional kombëtar, koalicione parazgjedhore, kuvend me 140 deputetë dhe lista të hapura.
Gjatë kësaj periudhe krijohet edhe mundësia për organizimin e forcave të reja politike të dala ose frymëzuara nga protesta aktuale. Këto forca do të kishin kohën e duhur për t’u njohur nga publiku.



