Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK.
Gazetari Arsen Rusta raportoi se “MCN Live” ka mësuar se një prej anëtarëve të KPP, Kreshnik Tërnova, zyrtarisht është nën hetim nga prokurori Elvin Gogaj, për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Zotit Tërnova i është komunikuar zyrtarisht se është person nën hetim. Ai ishte pak ditë më parë në SPAK, duke përdorur daljen e pasme të gjykatës, për të shmangur praninë e mediave.
Zoti Tërnova akuzohet në bazë të nenit 258. Ndërkohë që dyshime mund të ketë dhe për anëtarë të tjerë të KPP. Zoti Gogaj nuk e ka aktualisht dosjen “AKSHI”, çka lë të kuptohet se zoti Tërnova akuzohet për një çështje tjetër.
Afera “AKSHI” po hetohet nga prokurorwt Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.



