Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për përfshirje në krime kundër personit dhe trafik narkotikësh, është goditur nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”.
Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre një i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe dy të tjerë në kërkim kombëtar.
Në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre kreu i grupit si dhe autori i plagosjes së 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, municion, automjete dhe para.
Personat e arrestuar
-Florian Shala alias Florian Alliaj;
-Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;
-Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;
-Miço Beqaraj;
-Turi Aligjoni (autori i plagosjes së ndodhur 2 ditë më parë)
-Dritan Çelaj.



