Rusia godet Ukrainën me raketa hipersonike dhe qindra dronë, disa viktima në Kiev

spot_img
Advertisements

Rusia ka ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore ndaj Ukraine gjatë natës, duke lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, objektivi kryesor i sulmeve ishte kryeqyteti Kiev, por edhe zona të tjera u goditën rëndë. Autoritetet ukrainase raportuan rreth 100 të plagosur.

Katër persona humbën jetën në Kiev dhe në rajonin përreth, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë gjithë natës. Nga sulmet u dëmtuan dhjetëra ndërtesa banimi, një shkollë, një teatër opere dhe një muze.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se në sulme u përdor edhe raketa hipersonike “Oreshnik”, duke i cilësuar bombardimet si përgjigje ndaj “sulmeve ukrainase mbi infrastrukturën civile”. Ushtria ukrainase mohon të ketë shënjestruar civilë.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte akuzuar më herët Ukrainën për një sulm ndaj një konvikti studentor në Starobilsk, në lindje të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia, ku sipas zyrtarëve rusë mbetën të vrarë 21 persona.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase pranoi se kishte kryer një sulm në Starobilsk, por tha se objektivi ishte një njësi elitare ruse e dronëve ushtarakë.

Liderët evropianë dënuan sulmet ruse të së dielës, të cilat vijnë pas paralajmërimeve të Zelenskyt se Moska po përgatiste një ofensivë të re dhe mund të përdorte raketën “Oreshnik”.

Sipas raportimeve, kjo raketë hipersonike udhëton me më shumë se 10 herë shpejtësinë e zërit, është shumë e vështirë për t’u interceptuar dhe mund të mbajë si koka luftarake konvencionale, ashtu edhe bërthamore.

spot_img

Latest articles

Related articles