Andi Bora: Dy të çmendur politikë, që kanë 35 vjet që mbajnë peng një komb të tërë

spot_img
Advertisements

nga Andi Bora

Sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë.
Rikonfirmohet përqendrimi i fateve të qytetarëve në duart e dy politikanëve me zero mëshirë për dëmet e parikuperueshme që po i shkaktojnë vendit tonë!

Dy të çmendur politikë, që kanë 35 vjet që mbajnë peng një komb të tërë për egot e tyre të sëmura.

Dje, Berisha i dha garancinë Ramës për vijimin e pushtetit, i paprekur, madje si garantor edhe më i fortë se vetë elektorati mavi.

Ata e kanë ndarë mendjen me këtë popull, por populli nuk po e ndan mendjen me këta dy psikopatë politikë, që po shtrydhin edhe qelizat e fundit të ndërgjegjes dhe mendimit qytetar.

Si mundet ky popull të ketë mendim të pavarur dhe qartësi për zgjedhje, kur individë si Noka, Vokshi, Bardhi, përpiqen të bindin qytetarët se Berisha, një i pensionuar që në vitin 2013, duhet të marrë drejtimin e PD-së pa garë dhe si shpresa e fundit për të rrëzuar Ramën?

Ky i fundit i ka zhdukur rivalët që prej vitit 2005 dhe, përballë atyre që nuk do duhej të ishin bashkëpunëtorët e tij të pushtetit, ka vendosur deputetë të një niveli të tillë, që as si zyrtarë të njësisë më të thellë administrative në vend nuk do të mund të shërbenin dot, nga injoranca dhe padija!

Megjithatë, ka edhe një anë tjetër. Ndoshta kjo është e vërteta që s’na vjen mirë ta pranojmë!

Këta të dy nuk kanë faj. Fajin e kemi ne që nuk reagojmë… dhe ata që, për shkak të paaftësisë dhe frikës se nuk ia dalin dot të jetojnë, zgjedhin servilosjen, zgjedhin partinë si garanci të shportës së ushqimeve dhe të kotheres së bukës!

Këta janë me mijëra e mijëra… votat e pushtetit!

spot_img

Latest articles

Related articles